Aplikacion
Deputeti që doli kundër vendimit të Bashës e mohon një gjë të tillë, duke i quajtur si shpifje të ulët.
“Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris”, shkruan Noka.
Noka e konsideron vendimin për përjashtimin e Berishës, si një mohim të historisë së Partisë Demokratike dhe shton se nuk është një rast për të cilin mund të vendoset nga një person i vetëm, por duhet të pyeten të gjitha institucionet e partisë.
“Në detyrim ndaj demokratëve dhe opinionit publik ju bëj me dije se në mbledhjen e grupit parlammetar unë mbrojta bindjen se PD duhet t’u qëndrojë parimeve dhe vlerave të një demokracie dhe të drejtave që çdo individi ja përcakton kushtetuta. Detyra e PD është të punojë pa reshtur të sqarojë aleatin tone strategjik rreth shpifjeve , trillimeve dhe sajesave që Rama dhe Rilindja ju ka përcjellë në adresë të Sali Berishës….Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është perligjje e ketyre akuzave , dhe mohim i historisë . Vendime të tilla nuk mund të merren nga 1 person, qoftë ky dhe Kryetari, por të pyeten institucionet e Partisë dhe të shkohet në referendum me votën e anëtarësisë. Siç e përmenda edhe në grup, këtë qendrim ia komunikova kryetarit Basha edhe në zyrën e tij pas bërjes publik në media të qendrimit te tij para mbledhjes. Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris”, thuhet në reagimin e deputetit të PD-së.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës