zoom

Bota

U rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor, ushtria izraelite shpëton 4 nga pengjet në Gaza

Forcat izraelite njoftuan sot se shpëtuan të gjallë katër pengje të rrëmbyer nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit, në dy zona të Gazës qendrore ditën e sotme.

Katër pengjet, tre meshkuj dhe një femër, të cilët u rrëmbyen nga militantët e Hamasit nga festivali muzikor Nova në jug të Izraelit, u dërguan në spital për kontrolle mjekësore, tha ushtria dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata u identifikuan si Noa Argamani , 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrey Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.

Pas tetë muajsh lufte në Gaza të nxitur nga sulmi i Hamasit, 116 nga rreth 250 pengjet e rrëmbyer nga militantët janë lënë në enklavën palestineze, sipas të dhënave izraelite. Deri tani, të paktën 40 prej tyre janë deklaruar të vdekur në mungesë nga autoritetet. /ZOOM.AL/