Aplikacion
Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit gjerman Herdecke pranë Dortmund, u plagos rëndë në një sulm me thikë të martën, të cilin Kancelari Friedrich Merz e dënoi si një “akt mizor”.
Sulmi ndaj Iris Stalzer, 57 vjeçe, ndodhi pak pas mesditës pranë shtëpisë së saj, informoi WDR.
“Ne frikësohemi për jetën e saj”, shkroi Merz në X, duke kërkuar që krimi dhe motivet e tij “të sqarohen shpejt”.
Detajet e sulmit ose motivi i dyshuar nuk dihen ende.
Stalzer, nga Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë, ishte sapo e zgjedhur kryetare bashkie e këtij qyteti në zonën industriale Ruhr më 28 shtator.
Në Berlin, kreu i grupit parlamentar të SPD-së, Matthias Miersch, tha se “pak minuta më parë, kryetarja e sapozgjedhur Iris Stalzer u sulmua me thikë në Herdecke”.
“Mendimet tona janë me të dhe shpresojmë që ajo t’i mbijetojë këtij krimi të tmerrshëm… Nuk mund të komentojmë mbi motivin në këtë moment, por jemi më shumë se thellësisht të tronditur.”
Administrata e qytetit gjithashtu shprehu “shok dhe zhgënjim”.
Sipas gazetës Bild, Stalzer u gjet e plagosur rëndë me plagë në bark dhe shpinë, nga djali i saj i adoptuar.
15-vjeçari ka deklaruar për policinë se nëna e tij ishte sulmuar nga disa burra në rrugë, raportoi Bild, duke shtuar se policia e mori adoleshentin për t’u marrë në pyetje./Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore