zoom

Të gjitha

U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e antidrogës: Humbje e madhe

Rudolf Elezoviç, ish-shefi i policisë së Ulqinit duket se ka qenë një mik i afërt i këngëtares Fjolla Morina. Ka qenë vetë këngëtarja që e ka zbuluar këtë fakt, duke ngushëlluar në rrjetet sociale për humbjen e tij.

“Miku im i Dolfi shumë vështirë po e kam të shkruaj për ty. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Një humbje e madhe për ne. Kujtimi i tij do të jetë në zemrat tona. Ngushëllime”, shkruan Fjolla në Instagram.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi, në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.