Aplikacion
Marko Roshiç është arratisur nga burgu, kështu shkruajnë mediat kosovare. Roshiç u dënua si një nga 3 autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviçit (foto kryesore), të premten nga Gjykata Themelore.
Ndërkohë që të premten, më 28 qershor, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiq, për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, i dënuar me 8 vite burg dhe 10 mijë euro gjobë.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së vendimit. /ZOOM.AL/