zoom

Aktualitet

U arrestuan pas protestës te Bashkia e Tiranës, Gjykata liron 2 të dyshuarit. U ndalon dhe tubimet!

Gjykata e Tiranës përsërit vendimin e masës së sigurisë edhe për 2 protestuesit e radhës të opozitës, që u ndaluan nga Policia pas tubimit të dhunshëm të së premtes, para Bashkisë së Tiranës, ku u hodh edhe molotov.

Mësohet se sot gjyqtari i gatshëm i masave ka vendosur “detyrim për paraqitje” për dy protestuesit e arrestuar, ashtu sikurse edhe për 4 protestuesit e javës së kaluar.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje një herë në muaj për të dyshuarit Ahmet Maja dhe Lulzim Nela. Gjithashtu dy personave u ndalohet edhe pjesëmarrja në protesta e tubime.

Masa e fundit vendoset si precedent për herë të parë nga Gjykatat, pasi nuk kishte ndodhur në protestat e kaluara të opozitës, përjashtimi me vendim nga tubimet. /ZOOM.AL/