zoom

Aktualitet

U arrestua pas 8 muaj kërkim, ja sa kokainë i është kapur administratorit të bananeve

I shpallur në kërkim prej më shumë se 8 muajsh, administrator i kompanisë, “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti ka rënë në prangat e policisë.

Arrestimi i këtij të fundit u bë nga policia e tiranës pasi në kontejnerët e kompanisë që ai administronte gjatë vitit 2021 u kapën dhe sekuestruan sasi të mëdha kokaine në 6 raste të ndryshme.

Në total janë sekuestruar rreth 43.5 kg kokainë të fshehura në banane e që vinte nga Ekuadori.

 

NGARKESAT E KOKAINES

 

13 korrik 2021- 11 kg.675 g

24 korrik 2021 – 6.5 kg

29 korrik 2021-7.5 Kg

7 shtator 2021-7.7 kg

12 tetor 2021-10 kg