zoom

Të gjitha

U aludua për një romancë, por veprimi i Semit bën lëmsh gjithë rrjetin

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të afrimitetit mes tyre. Ky i fundit festoi dje ditëlindjen, ku nuk munguan urimet nga miqtë e tij VIP. Mes tyre vihen re urimet e çiftit Dafina Zeqiri-Dj Geek, me të cilët Roni bashkëpunon edhe në projekte muzikore.

Por ajo çfarë ra më shumë në sy ishte mungesa e një urimi (të paktën publik) nga këngëtarja Semi Jaupaj. Ajo nuk shpërndau asnjë postim në Instastory për t’i uruar ditëlindjen këngëtarit kosovar, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në këngën e saj të fundit “All your lovin.”

Që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkullojnë u dukën si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë./L.K

/Zoom.al