Aplikacion
Pati shumë debate nëse ylli i realitetit duhej të ishte lejuar apo jo ta vishte fustanin madje edhe stilisti Bob Mackie e dënoi vendimin. Muzeu i Ripley’s, i cili bleu fustanin në ankand për gati 5 milionë dollarë dhe vazhdon ta shfaqë atë në muze, duke mohuar se fustani ishte dëmtuar gjatë daljes në Met Gala të Kardashian.
Më në fund, ditën e sotme ka folur dhe Kim për të sqaruar të gjitha akuzat e hedhura mbi të në emisionin “Today”. “Vazhdojmë të shohim gjëra të tilla si, ‘fustani është i shkatërruar’… E gjithë kjo nuk është e vërtetë?” u pyet Kim.
“Jo,” u përgjigj Kardashian.“Ripley’s dhe unë kemi punuar së bashku tepër mirë, kishte punonjës të pajisur me doreza që ma veshën fustanin.Unë u paraqita në tapetin e kuq me një mantel dhe pantofla, dhe e vesha fustanin në fund të tapetit, kur ngjita shkallët… Ndoshta e mbajta veshur për 3 minuta ose 4 minuta.”/L.K
/Zoom.al
PD kallëzon në SPAK gruan e Veliajt: Mori falas godina dhe dha tendera e leje ndërtimi!