zoom

Lajme

Twerk, cigaret në pishinë dhe “na plasi gjiza sheshit”, sherr Erjola-Egla: Të ra dinjiteti…!

Egla Ceno dhe Erjola Doçi kanë debatuar me njëra-tjetrën, për shkak se kjo e fundit e lagu me ujë aktoren e cila po bënte “twerk” para banorëve.

Ndonëse moderatorja tha se veprimi nuk ishte i qëllimshëm dhe i kërkoi falje, Egla mori hak ndaj duke ia hedhur në pishinë cigaret.

“Na plasi gjiza sheshit”, tha aktorja duke nënkuptuar format trupore të Erjolës, pasi ajo u fut në pishinë për të marrë cigaret, ndërsa kjo e fundit e injoroi atë duke thënë “Gjizë me kile, kush do me ble?”

‘Thumbat” dy vajzave vazhduan, ku Egla i tha Erjolës se i ka rënë dinjiteti, teksa ajo tha: “Ai që të mungon ty”.

Pjesë nga debati:

Erjola: Upss pa dashje! Qyqja (e lag Eglën me ujë teksa po bënte twerk).

Egla: Mua s’më bëre gjë zemra (i hedh në pishinë cigaret).

Erjola: Kur ulesh në kolltuk me disa njerëz bëhesh pis.

Egla: Na plasi gjiza sheshit.

Erjola: Gjizë me kile, kush do me ble?

Egla: Upss! Erjola të ra dinjiteti.

Erjola: Ai që të mungon ty.

Egla: Po, prandaj të ra ty.

Erjola: O shpirtë të të ha për mëngjes helmohem.

Egla: Çfarë do moj se s’të ndihmoj dot.

Erjola: Është njollë në biografi të dal në prime me surratin tënd.

Egla: Ti je më lart se unë shpirti. /ZOOM.AL/