zoom

Aktualitet

Turqia sjell dronët “Bajraktar”, instalohen në bazën e NATO-s në Kuçovë

Dronët ‘Bayraktar’ kanë tashmë janë në Shqipëri. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre, ndërsa dronët janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovë.

Dronët #Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!

Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi në postimin e tij.

Prej muajsh kryeministri Edi Rama dhe qeveria kishin paralajmëruar blerjen e dronëve, me qëllim rritjen e sigurisë ushtarake, duke ndjekur edhe situatën e tensionuar në rajon, por edhe luftën në Ukrainë. /ZOOM.AL/