zoom

Lajme

Turqia fitore për “bakllava”, nxjerr jashtë Austrinë. “Holandezi fluturues” sheh nga gjysmëfinalja

Atë që s’e bëri dot “Sulejmani i madh” me topa të vërtetë, e bënë turqit e talentuar me top… futbolli.

Turqia ka arritur historiken mbrëmë në Leipzig, duke bërë të pamundurën, kush shihej më pak favorite dhe me disa mungesa të rëndësishme. Por italiani Montella në pankinë me taktikën katenaçio dhe kundërsulm, arriti të “pushtonte” Austrinë.

Një kualifikim për 1/8-at për “bakllava” ajo e turqve, që pasi mundën 2-1 austriakët me “zemër në dorë” dhe që fati s’i ndihmoi edhe pse e dominuan totalisht lojën, gjejnë holandezët në fazën tjetër. Një nga këto ekipe shkon patjetër në gjysmëfinale, nga ku pret fituesin e çiftit Angli-Zvicër për trofeun e EURO 2024.

Demiral zhbllokoi ndeshjen që në minutën e parë, duke lëshuar sinjale të qarta. Mbrojtësi Demiral realizoi edhe golin e dytë për turqit, duke i dhënë kështu qetësinë e duhur skuadrës. Të besuarit e Ragnick u futën në lojë me Gregoristsch por pa mundur dot të ndryshojnë rrjedhën e takimit.

Turqia kështu në çerekfinale do të gjejë Holandën, në ndeshjen që luhet pas disa ditësh. Në krahun tjetër, Arnautoviç me shokë duhet të kthehen në shtëpi, përpara kohe.

Nga ana e saj, Holanda me një ndeshje të bukur taktiko-teknike, theu mallkimin që e ndiqte prej vitesh duke mos kaluar dot në çerekfinale dhe tekniku Koman veçanërisht. “Holandezi fluturues: arriti të fitonte pastër ndaj “Hirushes” Rumani, e cila zhgënjeu jo pak, pasi nuk doli aspak në lojën e saj si në grupe.

Tulipanët duket se kanë një rrugë të lehtë në letër drejt gjysmëfinales, që do ishte një arritje historike për ta në Europianë, të cilin të fundit e kanë vituar më 1988 me trajnerin Kuman në fushë dhe tre fantastikët Rajkard-Gullit-Van Basten. /ZOOM.AL/