zoom

Aktualitet

Turisti italian ankohet për çmimet në Tiranë: 45 euro për një zgarë, na surprizuan

Turisti italian ankohet për çmimet në Tiranë: 45 euro për një zgarë, na surprizuan

Një turist italian ka ngritur së fundmi shqetësimin për rritjen e çmimeve në Tiranë, pasi pagoi 45 euro për një darkë me zgarrë në një lokal pranë Pazari të Ri, vend të cilin ai thotë se e frekuenton prej më shumë se dy vitesh.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai shprehet se lokali ka qenë gjithmonë një nga vendet “alla mano”, ku mund të haja mirë dhe me çmime të arsyeshme. Sipas tij, këtë herë eksperienca ka qenë ndryshe, si nga shërbimi ashtu edhe nga fatura finale.

“Për atë që hëngrëm në dy persona, çmimi na u duk shumë më i lartë nga sa ishim mësuar,” shkruan ai, duke shtuar se nuk dëshiron të krijojë polemika, por vetëm të tregojë në mënyrë transparente eksperiencën e tij.

Turisti italian u ka këshilluar gjithashtu vizitorëve dhe klientëve që të pyesin paraprakisht për çmimet para se të porosisin, duke lënë të kuptohet se “diçka në Tiranë po ndryshon vërtet”.

Komentet në rrjet kanë qenë të shumta, ku disa qytetarë pranojnë se çmimet në kryeqytet janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, ndërsa të tjerë mbrojnë bizneset duke argumentuar se rritja e kostove ka ndikuar edhe në sektorin e restoranteve.

https://www.instagram.com/reel/DYEvWPhNzLo/?utm_source=ig_web_copy_link