Aplikacion
Sipas burimeve konfidenciale pranë hetuesisë, thuhet se trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.
Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale, siç mëson Albanian Post. Ajo banesë në Fushë-Kuqe, njihej edhe si vendi më i sigurt ku Martinaj strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj.
Pikërisht prej dorës së tyre, mund të ketë ardhur edhe vrasja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.
Ndërkaq, detaje të tjera më specifike rreth ngjarjes, pritet të zbardhen nga organet hetimore, për çështjen./Albanian Post