Aplikacion
Të paktën 35 persona u vranë në sulmet ‘barbare’ në një kamp refugjatësh në qytetin Rafah, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Strehimoret e improvizuara supozohej të ishin strehë të sigurta për civilët, megjithatë ato u bënë objektiva të dhunës ‘çnjerëzore’ gjatë fundjavës.
Pamjet e shpërndara nga gazetarët në terren tregojnë trupa të mbuluar me hi në tokë, gra dhe fëmijë të copëtuar dhe të djegur të gjallë. Një video që qarkullon në internet, tregonte një burrë që mbante trupin e një të porsalinduri me kokë të prerë të dhe të copëtuar. Njerëz mund të shihen duke u përpjekur për të shuar flakët me ujë.
Ky sulm erdhi disa orë pas sulmit të parë me raketa të Hamasit në Tel Aviv dhe vetëm dy ditë pas urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që Izraeli të ndalonte operacionet në Rafah.Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se po shqyrtojnë raportet për një sulm që shkaktoi zjarre dhe dëmton civilët, por pretendoi se kishte goditur një objekt të Hamasit. Duke konfirmuar një sulm të saktë në lagjen Tal as Sultan, në veriperëndim të Rafahut, IDF pretendoi se sulmi ishte ‘bazuar në inteligjencën e saktë’. /ZOOM.AL/