Aplikacion
Trump pritet të bëjë ndryshime të mëdha edhe në Pentagon, pas zgjedhjes së Sekretarit të ri të Mbrojtjes një ditë më parë, moderatorit televiziv, Pete Hegseth.
Sipas mediave, anëtarët e ekipit të tranzicionit po hartojnë një listë të oficerëve ushtarakë që do të shkarkohen, përfshirë Shefat e Shtabit, në atë që do të ishte një tronditje e paprecedentë për selinë e mbrojtjes së SHBA.
Shefat e Përbashkët të Shtabit përfshijnë oficerët e rangut më të lartë në ushtrinë amerikane, si krerët e Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Gardës Kombëtare dhe Forcave Hapësinore.
Megjithatë një gjë e tillë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.