zoom

Bota

Trump tha se mund ta mbyllte luftën për 24 orë, Zelensky e fton në Kiev

Volodymyr Zelensky e ka ftuar Donald Trump të vizitojë Kievin, pas pohimit të tij se ish-presidenti amerikan mund të ndalojë luftën Rusi – Ukrainë brenda 24 orëve nëse rizgjidhet.

Presidenti ukrainas i bëri komentet gjatë një interviste me “Channel 4 News”, duke u shprehur:

“Të lutem, Donald Trump, të ftoj në Ukrainë, në Kiev. Pra, nëse mund ta ndaloni luftën për 24 orë, mendoj se do të jetë e mjaftueshme për të ardhur”, tha ai.

“Ndoshta Donald Trump ka një ide të vërtetë dhe ai mund ta ndajë atë me mua”, u shpreh Zelensky. /ZOOM.AL/