Aplikacion
Para takimit të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin, ish-presidenti amerikan Donald Trump bëri një deklaratë të fortë mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe pritshmëritë e tij për bisedimet.
“Dua gjëra të caktuara. Dua të shoh një armëpushim,” tha Trump, duke theksuar se nuk dëshiron të presë vetëm për të kënaqur Evropën.
“Kjo nuk ka të bëjë me Evropën. Evropa nuk më thotë çfarë të bëj, por ata do të përfshihen në proces, natyrisht, si dhe Zelensky. Por unë dua të shoh një armëpushim të shpejtë.”
Trump shtoi se, pavarësisht skepticizmit të shumë analistëve, ai synon që takimi të prodhojë rezultate konkrete: “Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk do të ndodhë sot. Të gjithë thanë se nuk mund të ndodhë sot, por unë thjesht po them se dua që vrasjet të ndalen.”
Ai gjithashtu komentoi mbi humbjet e ushtrisë ukrainase gjatë javës së kaluar, duke i cilësuar si “çmenduri”: “Ata humbën javën e kaluar 7,011 njerëz, pothuajse të gjithë ushtarë; 36 njerëz në një qytet që u godit nga një raketë. Mbi 7,000 ushtarë. Është çmenduri.”
Trump përmendi gjithashtu furnizimet ushtarake dhe marrëveshjet ekonomike, por theksoi se qëllimi kryesor mbetet ndalimi i vrasjeve: “Ne po fitojmë para. Ata po blejnë armët tona dhe ne po i dërgojmë në NATO, dhe NATO po na dërgon çekë të mëdhenj e të bukur. Por kjo nuk më intereson. Ajo që më intereson është të ndaloj vrasjet.”
Takimi i Trump me Putin, i cili pritet të ketë ndikim në dinamikën e konfliktit në Ukrainë, do të shihet si një moment kyç në përpjekjet për armëpushim dhe stabilizim rajonal. Zoom.al/