Aplikacion
Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fjerzës.
Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.