Aplikacion
Në studion e “Top Story”, Curri u shpreh se kërcënimi Dumanit i erdhi pas megaoperacionit të SPAK, ku u prenë 50 fletë-arreste.
“Dumani ishte i trembur dje, ne jemi edhe specialistë të trupit, unë pashë një Duman të trembur. Unë kam informacion se mbas publikimit të fletave të arrestimit të 50 vetave, Dumani ka marrë një kërcëmin në telefon me tekst që ‘ti edhe 4 vite ke, por mua do me kesh gjithëmonë nga mbrapa’. E ka marrë këtë mesazh nga një numër me prejardhje nga Dubai, një numër një përdorimshëm edhe ky numër nuk ekziston më.
Fëmijët e Dumanit janë në Shtetet e Bashkuara, janë studentë edhe jeta e tyre është e mbyllur edhe bashkëshortja e tij vete i viziton. Dumani ka pikë të dobët se është familjar, baba. Problemi i tij është se çfarë do bëhet me mua kur të mbarojë mandati ne jemi pa strehë. Vetëm nëse Dumanin e marrin Shtetet e Bashkuara i japin një strehim atje”, tha Arjan Curri.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë