zoom

Aktualitet

Tritol makinës, kush janë shoferi dhe pasagjeri që mbetën të plagosur

Mikel Harizaj 42 vjeç dhe Serino Dume 26 vjeç, përkatësisht shoferi dhe pasagjeri janë dy personat që mbetën të plagosur nga tritoli, i cili iu vendos makinës që ata po udhëtonin mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, teksa makina ishte në lëvizje. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa ende nuk dihet si është gjendja e tyre shëndetësore.

Nga ana tjetër, policia është duke hetuar për shkaqet e kësaj ngjarjeje.