zoom

Politikë

Tritan Shehu kërkon deputetin që “spiunon” te gazetarët, 3 demokratët çohen dhe ikin nga mbledhja

Mes gjithë situatës që po kalon opozita, shqetësim për deputetin Tritan Shehu është pse diskutimet mes demokratëve në mbledhjet e grupit parlamentar dalin në media.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të mbajtur këtë të mërkurë, Tritan Shehu kritikoi deputetët që dërgojnë informacione te gazetarët.

Përballë një akuze të tillë, tre prej deputetëve demokratë u larguan nga mbledhja, për të hequr çdo hije dyshimi që janë ata “spiunët” te gazetarët.

Pjesë nga diskutimi mes deputetëve të PD:

Tritan Shehu: Pse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejushme dhe e paparanueshme që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati:
Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që sta kam nxjërrë unë. Pra po pastrohem. (Ikën nga mbledhja)

Agron Gjekmarkaj: Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem.

Dashnor Sula: Edhe unë po iki Tritan.

(Tre deputetët largohen nga mbledhja)