zoom

Aktualitet

Tritan Kalo ngre alarmin për rrezikun e mushkonjave: Përhapin infeksione në sistemin nervor qendror

Mjeku infeksionist,Tritan Kalo ka bërë së fundmi një postim në “Facebook”, ku ka apeluar për dezinfektimin e mushkonjave.

Ai ka shprehur shqetësimin se pickimi i mushkonjave përpos irritimit mund të përhapë dhe infeksione të sistemit nervor qendror dhe deri te malaria. Ai u shpreh se është vonë për të filluar dezinfektimin, por thekson se së paku më mirë vonë sesa kurrë.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

Mirmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetsojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, të llojeve Anopheles apo Tigër të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tona….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!/ zoom.al/