Aplikacion
16 lekë për çdo litër, sipas kësaj përllogaritje, shkojnë në xhepat e grosistëve dhe tregtarëve me pakicë të naftës, një zinxhir ky që kontrollohet nga pak duar.
Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka shënuar një renie drastike, me 74 USD për fuçi. Ky çmim është më i ulët sesa ishte para luftës në Ukrainë.
Në janar të vitit 2022, kohë kur nafta shitej në bursë mes 70 dhe 80 USD për fuçi, në Shqipëri nafta tregtohej me afro 180 lekë. Që nga ajo kohë, asgjë s’ka ndryshuar përsa u përket taksave që mblidhen përmes karburantit.
Por ndërsa në bursë çmimi ndryshon, në Shqipëri grositët ndjekin të njëjtën skemë që kanë ndjekur prej vitesh, me mbështetjen e institucioneve, që çmimin e lëvizin vetëm kur ai rritet në bursë dhe jo kur ulet.
Bordi i Transparencës ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave se favorizon tregtarët e mëdhënj të naftës, si Kastrati, Eida, Gega Oil, Alpet etj.
Në përbërje të tij ka edhe përfaqësues të këtyre kompanive.
PËRBËRJA E BORDIT
Kryetare
1. Delina Ibrahimaj – Ministre e Financave
Anëtarë nga qeveria
2. Belinda Balluku – Ministre e Energjisë
3. Ceno Klosi – Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
4. Gent Gazheli – Drejtor i Doganave
5. Niko Lera – Ministria e Financave
6. Enea Karakçi – Ministria e Energjisë
Anëtarë nga grositët e naftës
7. Saimir Krasniqi
8. Gerian Kuqi
9. Sezar Beqaj
10. Artur Llogoni
11. Agron Bulku
12. Gerian Kuqi
Konfindustria thotë se Bordi i Trasparencës vonon qëllimisht vendimmarrjen kur bëhet fjalë për ta ulur çmimin e naftës, ndërkohë që mblidhet me urgjencë kur duhet ta rrisë atë.
Sipas Konfidustrias, në këtë mënyrë Bordi godet ashpër interesin publik dhe favorizon hapur oligopolin e operatorëve të karburanteve.
Ekspertët thonë se mbajtja e çmimeve në këtë nivel rrit kontrabandën e naftës, e cila përllogaritet në 300 milionë euro.
Që nga rritja e çmimeve të karburanteve, në Durrës janë kapur disa raste të kontrabandës së naftës. Në njërin prej tyre, një anije e nisur nga Libia, e porositur nga shoqëria Kastrati, do të hynte në Porto Romano, në portin që zotërohet nga kompanitë Kastrati dhe Eida, duke transportuar naftë në thyrje të embargos.
Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, denoncoi se në Shqipëri afro 600 mijë ton karburant futet kontrabandë, çka përkthehet në fitime kolosale për grosistët kryesorë të naftës, përveç biznesit fitimprurës që po bëjnë në kohën e krizës, duke e mbajtur çmimin më lartë se në çdo vend tjetër të rajonit. /Zoom.al