zoom

Aktualitet

Transportonin klandestinë drejt Anglisë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i trafikut të njerëzve

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një rrjet shqiptar të trafikimit të njerëzve në mënyrë të paligjshme, që dërgonte njerëz nga porti i Bilbaos në Spanjë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Dy persona janë arrestuar në Madrid dhe tre kontrolle po kryhen në Santurtzi, Portugalete dhe Muskiz.

Operacioni i koduar Epirus po zhvillohet në qytetet Santurtzi, Portugalete dhe Muskiz, si dhe në Madrid. Për momentin në kryeqytetin e vendit ndodhen dy të arrestuar dhe në Bizkaia po kryhen tre kontrolle, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe arrestime të tjera.

Siç raportoi delegati i qeverisë në vendin bask, Denis Itxaso, është “një operacion i madh” kundër migracionit të paligjshëm “i cili është ende i hapur”. “Ne e kuptojmë se një organizatë e madhe kriminale me origjinë shqiptare, e dedikuar për trafikimin e qenieve njerëzore në Mbretërinë e Bashkuar, është në proces çmontimi”, shtoi ai.

Itxaso ka saktësuar se anëtarët e organizatës “në mënyrë të parregullt, klandestine, pra” lëviznin emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar përmes trageteve dhe anijeve që niseshin nga portet e bregdetit Kantabrian. “Është një organizatë kriminale, aktiviteti i së cilës ishte i përqendruar në atë rrugë, duke përfshirë porte të ndryshme në bregdetin Kantabrian”, shtoi ai.