zoom

Sport

Trajneri i malazezëve të Iskra-s, Novovic kërcënon Laçin në prag të ndeshjes

Laçi u ndal në barazim 0-0 ndaj Iskras në Elbasan dhe ka nevojë për fitore në Podgoricë për t’u kualifikuar në turin tjetër. Trajneri i Iskra-s, Milivoje Novovic pranon se janë favoritë, por beson te kualifikimi.

“Laçi është favorit, por duhet ta dëshmojë në fushë. Do t’i përgjigjemi si në ndeshjen e parë, kur ishim të motivuar, të guximshëm dhe agresivë. Ne ia dolëm të pengonim të gjitha sulmet e tyre dhe u lejuam të kenë vetëm një shans. Do të përpiqemi të bëjmë atë që bëmë mirë dhe ta përmirësojmë edhe më shumë. Kemi hapësirë për të qenë më të qetë, më të koncentruar dhe pak më kreativ në zotërimin e topit”, tha Novovic.

KUALIFIKIMI – “Pavarësisht reputacionit të Lacit, unë besoj në atë që bëjmë, besojmë në cilësinë dhe dëshirën tonë, besojmë se djemtë do të jenë të duhurit dhe se do të na japin atë që ëndërrojmë. Gjithashtu dua të falënderoj tifozët që ishin në ndeshjen e parë, të cilët bënë një rrugë të gjatë. Tani na duhen edhe më shumë. Ne do të mundohemi dhe do të bëjmë maksimumin që t’ua kthejmë në mënyrën e duhur dhe të festojmë suksesin historik me ta”, shtoi Novovic./Zoom.al/