zoom

Bota

Tragjedi/ Po luanin me armën e zjarrit, 10-vjeçari vret vëllain e tij 

Një tragjedi ka ndodhur në SHBA, ku një 8-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas mediave vendase, i mituri është vrarë nga vëllai i tij 10-vjeçar, teksa ishin vetëm në shtëpinë e tyre në Hjuston. Fëmija, familja e të cilit ishte shpërngulur nga Venezuela vetëm disa muaj më parë, ishte duke luajtur me vëllain e tij të madh në dhomën e gjumit të shtëpisë kur arma u shkrep, duke e plagosur për vdekje në gjoks.

Sipas Daily Mail, vëllai 13-vjeçar i djemve ishte gjithashtu brenda banesës në momentin e të shtënave dhe ishte pikërisht ai që telefonoi policinë.

Këto situata janë të parandalueshme. Fëmijët nuk duhet të kenë kurrë akses në armë. Çdo gjë mund të ndodhë”, tha sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez.

Autoritetet po hetojnë se kush e zotëron armën e gjahut dhe nëse ajo ishte e mbushur nga njëri prej vëllezërve. Sherifi konfirmoi se ka të ngjarë të ngrihen akuza kundër prindërve.