zoom

Lajme

Tragjedi në Serbi/ 8 të vdekur nga shembja e çatisë në stacionin hekurudhor

Një ngjarje e rëndë me 8 viktima u regjistrua këtë të premte në Serbi.

Shkak për humbjen e jetës së 8 personave u bë shembja e një çatie në një stacion hekurudhor në Novi Sad.

Dy persona të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb, Millosh Vuçeviç.