Aplikacion
Lajmi u konfirmua edhe nga zëvendëskryeministri i Kuvajtit, Sheikh Fahad Yusuf Saud Al-Sabah për agjencinë “Reuters”.
Zëvendëskryeministri ka akuzuar administratorët e pronave për shkelje të rregullave dhe lakmi, ndërsa ka thënë se këta faktorë kanë kontribuuar në ngjarjen. Incidenti është raportuar te autoritetet në orën 6 të mëngjesit, sipas gjeneralit Eid Rashed Hamad.
“Ndërtesa ku ka shpërthyer zjarri ka qenë e banuar nga punëtorët dhe ka pasur një numër të madh të punonjësve atje. Dhjetëra janë shpëtuar, por fatkeqësisht ka pasur shumë vdekje për shkak të inhalimit të tymit”, ka thënë një komandant policor. “Gjithmonë alarmojmë dhe paralajmërojmë kundër grumbullimit të shumë punonjësve në një ndërtesë”.
Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit ka thënë se të paktën 43 persona janë shtrirë në spital për shkak të zjarrit. Autoritetet e kanë shuar zjarrin dhe janë duke hetuar shkakun e tij. /ZOOM.AL/