zoom

Aktualitet

Tragjedi në Kosovë. Ndërron jetë fëmija 5 vjeç, pranë trupit gjendet një armë zjarri

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka ndërruar jetë në Vushtrri të Kosovës. Sipas mediave dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga arma e zjarrit, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë.

Rastin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë 5 vjeç është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka deklaruar ai./ Zoom.al