zoom

Aktualitet

Tragjedi në Itali/ 4 të vdekur në një aksident rrugor, mes tyre edhe një shqiptar

Katër persona humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure në Itali, në një aksident rrugor.

Sipas mediave italiane, një autobus me 40 nxënës të një shkolle të mesme u përplas me një ambulancë të Kryqit të Kuq në një tunel në rrugën që lidh Urbinon dhe Ferminganon.

Prej përplasjes së fortë të dy mjeteve, ambulanca mori flakë dhe humbën jetën 3 tre punonjës të kujdesit shëndetësor dhe një pacient.

Mes tyre është edhe një mjek 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Jetë ndërroi edhe shoferi i ambulancës, një infermier dhe pacienti 80-vjeçar.

Nga përplasja mbetën edhe shtatë persona të plagosur, të cilët u dërguan në spital.