zoom

Bota

Tragjedi në Guine, 23 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga shpërthimi i depos së karburantit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Guinea, ku pas shpërthimit të një depoje karburanti, 23 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 241 të tjerë.

Nga 241 të plagosurit, 167 janë kthyer në shtëpi dhe 74 janë ende në spital, sipas shifrave të qeverisë.

Po ashtu raportohet se një numër i madh personash rezultojnë të zhdukur pas katastrofës, ndërsa hetimet ende vazhdojnë. Kreu i ushtrisë në pushtet në Guinea, koloneli Mamadi Dubouia, shpalli tre ditë zie kombëtare të mërkurën mbrëma. /ZOOM.AL/