zoom

Aktualitet

Trafikoi 5 ngarkesa me kokainë nga Ekuadori, gjykata lë në burg administratorin e bananeve

Gjykata e Posacme ka lënë në burg Eduart Dautin, administrator i “Alba Exotic”, në kontenierët e së cilës janë bllokuar 5 ngarkesa me kokainë nga Amerika Latine.

Arrestimi i këtij të fundit u bë disa ditë më parë pasi në kontejnerët e kompanisë gjatë vitit 2021 janë sekuestruar rreth 43.5 kg kokainë të fshehura në banane që vinte nga Ekuadori.

Ngarkesa e parë e zbuluar ishte më 13 korrik kur në pranga përdundoi menaxheri i kompanisë Alba Exotic Fruit, Bajrom Gumeni dhe u shpall në kërkim, Eduart Dauti. Nisur nga ngarkesat e shumta të zbuluara në kontejnerët e kësaj kompanie dhe me dyshimin se pas sasive me kokainë fshihej një grup të strukturuar të i trafikut të drogës, dosja hetimore i kaloi Spak.

Me kërkesë të kësaj prokurorie më 15 tetor të 2021, u sekuestrua kompania Alba Exotic Fruit. Ky vendim erdhi 3 ditë pasi në kontejnerët e kësaj kompanie u sekuestrua një tjetër ngarkesë prej 10.2 kg kokainë. Në 27 gusht 2019 po në kontejnerët e kësaj kompanie u gjet 137 kg kokainë dhe në pranga përfunduan 3 persona por nga hetimet nuk provuan se sasia i përkiste Alba Exotic Fruit.

Administratori i kompanisë, Eduart Dauti akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.