Aplikacion
“Shakira, e cila ndjek shembullin e Henry Cavill dhe Chris Evans në 48 orët e fundit, është maja e feminizmit ”, -ka shkruar 29-vjeçarja duke iu referuar vendimit të këngëtares për të shmangur presionin e mediave.
Ju kujtojmë që këngëtarja kolumbiane disa ditë me parë konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku. Në deklaratën e Shakirës thuhej: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Çifti ishin në një lidhje që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj të Kupës së Botës Waka Waka në 2010. Edhe pse nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard mirëpritën dy djem, Milanin dhe Sashan, gjatë lidhjes së tyre./L.K
/Zoom.al