zoom

Aktualitet

Tmerr në Gjirokastër! Një grua dhunohet në mes të lokalit nga ish-bashkëshorti dhe vëllai i tij

Ka përjetuar tmerr një grua mbrëmjen e të shtunës, nga ish-bashkëshorti dhe ish-kunati i saj.

Dy vëllezërit janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi kanë dhunuar gruan në ambientet e një lokali në lagjen “18-Shtatori”.

Sipas policisë, dy personat që janë tashmë në kërkim, kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri edhe një 33-vjeçar.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.