zoom

Aktualitet

Tjetërsuan pronat në Lezhë, lëshohen 10 urdhër arreste për zyrtarë publikë dhe efektivë, mes tyre ish-drejtori i Kadastrës

Tjetërsuan pronat në Lezhë, lëshohen 10 urdhër arreste për zyrtarë publikë dhe efektivë, mes tyre ish-drejtori i Kadastrës

Në qytetin e Lezhës janë lëshuar dhjetë urdhër-arreste në kuadër të hetimeve që lidhen me abuzimet dhe tjetërsimin e pronave në këtë zonë.

Zoom.al mëson se ndër të ndaluarit janë edhe zyrtarë të administratës publike si dhe efektivë policie.

Aksioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë dhe në bazë të vendimit të Gjykatës përkatëse. Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa kohësh dhe po vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar.

Emrat:

Pjetër Tuçi – “arrest në burg”

Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”

Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”

Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”

Luiza Bala – “arrest në shtëpi”

Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”

Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”