zoom

Aktualitet

Tiranë/ Një person tentoi të futet me forcë në Kryeministri

Një 32-vjeçar ka tentuar të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë gjatë ditës së djeshme, në Tiranë.

Mësohet se ai ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që ndodhet te dera e Kryeministrisë. Ende arsyet e ngjarjes në fjalë mbeten të paqarta.

Mësohet se menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë të Gardës duke bërë ndalimin e tij deri në ardhjen e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia.