zoom

Aktualitet

Ti je i fortë!/Ish-kryebashkiaku i Vlorës mesazh Sajmir Tahirit

Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka publikuar një mesazh per ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sot u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Gjika teksa e konsideron Tahirin vëlla, e inkurajon që të bëhet i fortë dhe të tregojë durim.
“Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!”, thotë Gjika.
Mesazhi i Shpëti Gjikës
I dashur Saimir!
Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!
Ti je i fortë!
Sprovat të bëjnë edhe më të fortë!
Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë!