zoom

Stil

“Thyejn akujt “, Efi uron publikisht Luizin dhe Kiarën

Siç edhe e premtoi në një intervistë pak ditë më parë Efi Dhedhes i ka uruar publikisht Luizin dhe Kiarën për fëmijën që po presin.

“Shumë urime”, ka shkruar ajo poshtë videos së ndarë nga dyshja ditën e sotme në rrjetin social “Instagram”.

Komentit të saj i ka kthyer përgjigje Kiara duke i shkruar: “Shumë faleminderit”.

Efi Dhedhes si shumë personazhe të tjerë të njohur, kanë lënë mënjanë hatërmbetjet me çiftin duke ndarë urimet më të bukura për ta.