zoom

Slider

Theu hundën, vendoset për të ardhmen e Mbappe në Euro 2024

Fati i kapitenit të Francës në Euro u rrezikua pasi Kylian Mbappe pësoi një lëndim aksidental në hundë gjatë ndeshjes kundër Austrisë në turneun në Gjermani.

Teksa u hodh në ajër për të kapur topin në minutën e 90-të të ndeshjes në Düsseldorf Arena, koka e Mbappe u përplas me shpatullën e mbrojtësit austriak Kevin Danso, duke shkaktuar një thyerje të hundës.

Federata Franceze e Futbollit i dha trajnerit Didier Deschamps shpresën për të ardhmen e Mbappe në Euro, duke vendosur që operacioni në hundë nuk do të ishte i nevojshëm.

Megjithatë, pas vendimit se do t’i duhej të mbante një maskë, Deschamps është “jo optimist” për kapitenin që do të kthehet për ndeshjen e Francës kundër Holandës në Leizpig këtë të shtunë.

“Unë gjithmonë kam thënë se skuadra e Francës do të jetë më e fortë me Kylian në të”, tha Deschamps. “Kylian është Kylian dhe çdo ekip është më i fortë me të.”