Aplikacion
I ftuar në mediat shqiptare, Puckett tha se kjo ngarkesë që u zbulua, nuk është e para me mbetje helmuese që ka dalë nga porti i Durrësit. Ai shtoi se masa e mbetjeve helmuese kanë qëndruar të ekspozuara në natyrë në portin shqiptar dhe se qytetarët ishin të painformuar për rrezikun.
Drejtuesi i BAN shtoi se një pjesë e mbetjeve i përkasin kompanisë turko-shqiptare, Kurum, por një sasi aq e madhe nuk mund të jetë prodhim vetëm i një kompanie.
Puckett tha se mbetjet janë në oqean, rrugës për t’u kthyer në Shqipëri.
“Ne kemi kërkuar që kontejnerët të analizohen, por nuk janë bërë analiza. Ne jemi 95% të sigurt se aty ka pluhur furre, mbetje toksike sipas Konventës së Bazelit, por duhet të bëhen analizat. Një material i tillë nuk mund të qëndrojë në portin e Durrësit, atë e merr era, e lag shiu. Ky material është ekspozuar në natyrë dhe njerëzit nuk e dinë. Materiali ka qëndruar i ekspozuar pranë portit të Durrësit. Problemi është se ministria dhe Doganat thonë se nuk kanë informacion”, u shpreh kreu i BAN.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”