zoom

Të gjitha

The Weeknd bëhet artisti më i dëgjuar në Spotify

The Weeknd është bërë këngëtari më i dëgjuar në Spotify. 31-vjeçari tani ka dëgjuesit më të flaktë në aplikacionin e njohur të muzikës. Mediat bëjnë të ditur se artisti ka arritur të lërë pas  këngëtarin kanadez Justin Bieber i cili mbante  vendin e parë në Spotify. Ai ka arritur të grumbullojë 85.6 milionë dëgjues në platformën e njohur muzikore.

Bieber mbante më parë këtë pocizion  me 83.3 milionë dëgjues çdo muaj. Ky sukses i këngëtarit vjen pasi publikoi albumin e tij të pestë të titulluar Dawn FM. Pas publikimit të tij, albumi dominoi listat e Spotify si albumi më i mirë në mbarë globin dhe në SHBA.

Në album ka bashkëpunime të ndryshme muzikore  me Tyler, Creator dhe Lil Wayne, si dhe mikun e tij Jim Carrey, i cili  ka shërbyer si DJ duke e bërë albumin edhe më të veçantë.

Po ashtu kënga “Blinding Lights” ka hyrë edhe në historinë e “Billboard” si e para që kryesoi të gjitha listat. Prej 90 javësh, projekti qëndroi në vendin e parë të “Billboard 100”.