zoom

Bota

Test për t’u ulur në kafe! Ideja e Greqisë se si të frenojë Covid-in

Qeveria greke është e vendosur që te të gjitha shërbimet publike në ambientet e brendshme të vendosë për kontrollin e vizitorëve dhe klientëve.

Ata do të lejohen të futen në kafene me testin Rapid ose PCR, në rast se nuk janë të vaksinuar. Testet do të paguhen nga xhepi i tyre. Masa pritet të vihet në zbatim që nga stina e vjeshtës. Ndërkohë deri më 15 gusht do të vendoset nëse mësuesit e përballojnë koston e testit.

Ky hap i ri i qeverisë ka për qëllim të shmangë bllokimin e radhës në muajt e dimrit, kur pritet një tjetër valë e pandemisë.

Kushti do të vlejë edhe për kompanitë e private të cilat do të kërkojnë nga punonjësit dhe klientët apo furnizuesit të zbatojnë masat e sipërpërmendura.