Aplikacion
Energjia elektrike u ndërpre në sallën e parlamentit, sapo seanca nisi mes tensioneve të krijuara nga protesta e opozitës.
Pak pasi nisi fjalën e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla, energjia elektrike u ndërpre.
Deputetët qëndruan për disa minuta në terr dhe ndezën blicat e celularëve në pritje të kthimit të energjisë.
Por kuvendi njoftoi se kishte një defekt në sistemin e UPS dhe do të duhej kohë për t’u rregulluar. Për këtë arsye seanca u ndërpre.
“Te nderuar kolegë, Seanca u nderpre sepse u dogj pajisja UPS, e cila sherben per balancinin e energjise ne sallen e seancava plenare. Pajisja UPS funksionon ekskluzivisht per sallen e seancave, per shkak te sistemin elektonik.
Po punohet per zevendesimin e pajisjes”, thuhet në njoftimin e parlamentit.
Jashtë parlamentit, menjëherë pas ndërprerjes së seancës, mbështetësit e opozitës nisën të përleshen me forcat e rendit.
Protestuesit hodhën tymuese dhe mjete piroteknike, ndërsa policia vendosi një kordon për të penguar hyrjen e tyre në parlament. /Zoom.al
View this post on Instagram