zoom

Bota

Tërmeti në Japoni, shkon në 78 numri i të vdekurve

Shkon në 78 numri i të vdekurve nga tërmeti në Ishikawa të Japonisë. Mediat japonezes raportojnë se 330 persona kanë mbetur të plagosur dhe për pasojë janë shtruar në spital, pasi disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda.

Më datë 2 janar Japonia u godit nga një tërmet më magnitudë 7.6 ballë, ku nuk munguan as pasgoditjet, por me shkallë më të ulët. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po përballen me kushte shumë të vështira atmosferike gjatë ditës së sotme, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve.

Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar për reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme dhe rrëshqitje të mundshme dheu në të gjithë zonën e prekur në Gadishullin Noto në prefekturën Ishikawa, një rrip i gjatë toke në Detin e Japonisë.

“Qëndroni vigjilent për rrëshqitje dheu deri në mbrëmjen e së mërkurës ”, paralajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. /ZOOM.AL/