zoom

Bota

Tërmet me magnitudë 6.2! Tronditet Kalifornia Veriore

SHBA- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 është regjistruar afër brigjeve të Kalifornisë, sipas të dhënave të Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së. CNN raporton se tërmeti ndodhi afër Kepit Mendocino pranë kontesë Humboldt dhe u ndje deri në San Francisko dhe Chico, Kaliforni.

Ekipet e emergjencave janë duke vlerësuar dëmet dhe fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar ose dëmtime katastrofale.