zoom

Aktualitet

Tentuan të korruptonin Rrugorët pasi u kapën në shkelje, pranga 5 shoferëve

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë ditëve të fundit kanë  konstatuar në shkelje pesë drejtues mjetesh, të cilët edhe tentuan t’i korruptonin për t’u shpëtuar masave.

Këta të fundit, të cilët me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht shtetasit B. K., L. Z., P. I., K. G., dhe E. Sh.

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri! Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, njofton policia. /ZOOM.AL/