Aplikacion
Raportohet se shtetasi Hamit Berisha, 56 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua drejt Shqipërisë pas bashkëpunimit mes autoriteteve në Shqipëri dhe Kosovë. Ai kërkohej për veprat penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua ekstradimi nga Kosova në Shqipëri, i shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të kapur në Kosovë, H. B., 56 vjeç. Ai kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas”, njoftoi policia.
Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë