Aplikacion
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në Turqi. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. K., 40 vjeç, banues në Turqi.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasit E. B. kanë dyshuar se ky shtetas nuk kishte paraqitur dokumentin e tij të identifikimit.
Gjatë kontrollit të detajuar me pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion Policia Kufitare, rezultoi se dokumenti që ai kishte paraqitur ishte i falsifikuar, si dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se e kishte siguruar dokumentin e falsifikuar, nga shtetasi M. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë