zoom

Politikë

Tensionet në Kosovë/ Bill Clinton nga Tirana: Ta ndalim këtë marrëzi! Ka njerëz që jetojnë aty

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton ka bërë thirrje nga Tirana, ku ndodhet në vizitë e tij të parë, se tensionet në veri të Kosovës duhet të ndalohen, teksa e konsideroi “një marrëzi”.

Ai u shpreh se ka njerëz që jetojnë në këto komuna dhe se ata kanë nevojë për një qeverisje të denjë.

“Duhet ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje te denjë. Qytetarët duhet të votojnë gjithmonë.

Nëse mendoni për këto katër qyteza, shumë larg nga çdo laborator shkencor ku modelohet sjellja përçarëse që e ngjit botën sot sepse ka njerëz që predikojnë dominancën. Shpresoj që Shqipëria do të jetë në gjendje t’i tregojë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse. Do doja që e gjithë bota të shihte videon e këtyre fëmijëve. Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj”, deklaroi ai.